Kalo te përmbajtja
Ditar personal - Perse duhet te mbani nje?
Zhvillim Personal

Ditar personal - Perse duhet te mbani nje?

Ditar personal - Perse duhet te mbani nje? Disa nga zakonet e mia të preferuara, mbajtja e një ditari personal është një prej tyre.

Të mbani një ditar do t'ju bëj të shikoni gjërat në një tjetër këndvështim. Sidomos pasi jeni ftohur emocionalisht. Krijimi i zakonit për të shkruar në fund të ditës përvojat tuaja, mësimet e marra, dhe mendimet personale është diçka shumë e rëndësishme. Prej shkrimit, në fakt, vjen ndërgjegjësimi, prej ndërgjegjësimit vjen ndryshimi dhe nga ndryshimi vjen rritja. Akoma nuk jeni të bindur? Atëhere po ju tregoj 7 arsye se përse duhet të mbani një ditar personal:

Bëheni më të vëmendshëm

Mbajtja e një ditari ju ndihmon të shikoni më nga afër përvojat tuaja. Mbi të gjitha ju bën të jeni më të vëmendshëm ndaj aspekteve pozitive, pra ato elemente nga të cilat mund të nxirrni mësime. Jo vetëm  kaq, por zakoni i të shkruajturit një ditar personal ju mëson të mos merrni asgjë të mirëqenë, duke vëzhguar ditët tuaja nën një këndvështrim të ri.

Nuk humbusni asnjë ide

A ju ka ndodhur të këni ndonjë ide fantastike dhe disa orë më vonë e harroni? Falë ditarit tuaj personal do të jeni në gjendje të gjurmoni çdo gjë që ju vjen në mendje. Nëpërmjet ditarit mund të mblidhni idetë tuaja (pavarësisht se sa të çuditshme mund të jenë) pa asnjë paragjykim.

Memorizoni kujtimet tuaja

Akti i thjeshtë i të shkruarit në vetvete është një nga teknikat më efektive të memorizimit të mendimeve tuaja. Përdorni ditarin tuaj për të regjistruar dhe ruajtur shënimet dhe kujtimet tuaja.

Konkretizoni idetë që keni

Ndonjëherë është e vështirë të gjeni fjalët e duhura për të përkthyer mendimet që keni. Nisni duke i shkruar idetë pa i formuluar me kujdes, vetëm lërini të rrjedhin. Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ndihmojë që pas disa kohësh të mblidhni idetë tuaja më të mira e ku i dihet ndoshta i konkretizoni një ditë.

Zhvilloni idetë tuaja

Kur filloni të mblidhni ide në ditarin tuaj personal, mund t’u ktheheni atyre sa herë të jetë e nevojshme. Si me magji, nga ideja fillestare shpërthejnë dhjetëra ide të tjera, derisa një mendim i thjeshtë shndërrohet në një projekt.

Mësoni më shumë për veten

Pa një ditar personal shumë mendime dhe eksperienca jetësore humbasin dhe harrohen. Megjithatë, fale tij këto kujtime ngelen të rregjistruara dhe mund të mësoni jashtëzakonisht shumë për veten tuaj. Në këtë mënyrë nuk keni pse të përsërisni të njëjtat gabime.

Nëpërmjet ditarit mund të mblidhni idetë tuaja (pavarësisht se sa të çuditshme mund të jenë) pa asnjë paragjykim.

Ndiqni përparimin tuaj

Zhvillimi dhe rritja personale janë një element i rëndësishëm për të shkuar drejt suksesit. Për më tepër, kur rilexoni qëllimet dhe idetë që keni për të ardhmen e ndihmoni veten me një perspektivë të re. Për të mbajtur një ditar nuk keni nevojë për shkencë të madhe, ju mjafton një bllok i thjeshtë që ta mbani afër komodinës.

Para se të shtriheni largoni pajisjet elektronike dhe përqëndrohuni në ngjarjet tuaja ditore. Nuk ka asgjë më të mirë se reflektimi ditor për t’ju qartësuar idetë dhe mendimet tuaja. Në fund të ditës, ndjesia e çlirimit që merrni sa herë lironi veten nga mendime të kota, do t’ju bëj të ndiheni më në paqe me veten. Vetëm mbajtja e ditarit mund t’ju jap këtë këndvështrim për jetën tuaj.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Mbajtja e një ditari ju ndihmon të shikoni më nga afër përvojat tuaja. Mbi të gjitha ju bën të jeni më të vëmendshëm ndaj aspekteve pozitive, pra ato elemente nga të cilat mund të nxirrni mësime.

A ju ka ndodhur të këni ndonjë ide fantastike dhe disa orë më vonë e harroni? Falë ditarit tuaj personal do të jeni në gjendje të gjurmoni çdo gjë që ju vjen në mendje.

Filloni duke vendosur qëllime të qarta dhe reale. Lexoni libra, dëgjoni podcaste frymëzuese dhe praktikoni vetëreflektimin. Hapi i parë është të pranoni se gjithmonë ka vend për përmirësim.

Drenushë Krasniqi

Shkruar nga

Drenushë Krasniqi

Eksperte e marrëdhënieve dhe psikologjisë sociale. Shkruan për dashurinë, takimet dhe dinamikat moderne të çifteve shqiptare.