Kalo te përmbajtja
Nderrimi i ores: Gjithçka qe duhet te dini per te
Të Ndryshme

Nderrimi i ores: Gjithçka qe duhet te dini per te

Nderrimi i ores bëhet 2 herë në vit, në rreth 70 shtete të botës.

Data variojnë nga shteti në shtet, mirëpo ndërrimi i parë i orës bëhet në muajin Mars, ndërsa ndërrimi i dytë i orës bëhet në javën e fundit të Tetorit. Në mars ora shkon përpara për 1 orë, ndërsa në tetor shkon 1 orë mbrapa. Për të mbajtur mend këtë, njerëzit shpesh përdorin shprehjen: “Pranvera përpara, Vjeshta prapa”.

Historia e ndërrimit të orës

Edhe pse thuhet që Benjamin Franklin e sygjeroi i pari ndërrimin e orës, në fakt ishte William Willet.

Derisa ishte duke shetitur me kalë herët në mëngjes rreth periferisë së Londrës në vitin 1905, Willett pati një epifani që Mbretëria e Bashkuar duhet të lëvizte orët e saj 80 minuta përpara midis prillit dhe tetorit – në mënyrë që më shumë njerëz të mund të shijonin dritën e  diellit.

Anglezi botoi broshurën e vitit 1907 «Humbja e drites se dites» dhe shpenzoi shumë nga pasuria e tij personale duke u munduar t’i bind njerëzit për adoptimin e kohës së verës. Megjithatë, Parlamenti Britanik e refuzoi sygjerimin dhe Willett vdiq në vitin 1915 në moshën 58-vjeçare pa e parë ndonjëherë idenë e tij të realizohej.

Në mënyrë të befasishme, ai vdiq nga një sëmundje gripi në vitin 1915, në moshën 58 vjeçare. Planin e tij për ndryshimin e orës me 30 prill 1916, gjermanët e adaptuan një vit pas vdekjes së tij, megjithatë ata e ndryshuan orën vetëm për 60 minuta, dhe jo për 80, duke e kthyer atë mbrapa në orën 23:00. Britania e ndoqi këtë veprim më vonë, me 21 maj.

Tani, pyetja yte e ardhshme mund të jetë: 

Pse bëhet ndërrimi i orës? 

Arsyeja kryesore se pse bëhet ndërrimi i orës është për të përdorur më shumë dritën e ditës. Midis marsit dhe tetorit, një orë e ditës merret hua nga mëngjesi dhe shtohet në fund të ditës.

Në mars bëhet ndërrimi i orës në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve. Ndërsa kthimi i orës në tetor, na jep një orë shtesë në shtrat.

Në këtë vit – vitin 2023 – ndërrimi i orës do bëhet më 25 Mars, dhe më 28 tetor.

Si të përgatitesh për ndryshimin e orës?

Ekspertët e gjumit rekomandojnë rregullimin gradual të orës së gjumit duke shkuar në shtrat 15 minuta më herët dy deri në tre ditë para fillimit të ndërrimit të orës.

Gjithashtu, sugjerohet të caktoni kohën e zgjimit 30 minuta më parë disa ditë para ndryshimit të orës. Duke shfrytëzuar fillimin më të hershëm të ditës dhe duke ndryshuar aktivitetet ditore në një orar më të hershëm, duke përfshirë darkën, ushtrimin dhe orën e gjumit, mund të ndihmojë në rregullimin e ndryshimit të orës.

Poashtu, ndryshimi i kohës 15 minuta më herët në një orë në ditë para ndryshimit të orës së mbajtjes së diellit mund të ndikoj në trurin tuaj duke i dhëne sinjale vizuale.

Megjithatë, Parlamenti Britanik e refuzoi sygjerimin dhe Willett vdiq në vitin 1915 në moshën 58-vjeçare pa e parë ndonjëherë idenë e tij të realizohej.

Përpos këshillave më sipër, është e rëndesishme të bëni ndërrimin e të gjitha orëve tuaja, duke përfshirë ato në dhomën tuaj të gjumit, kuzhinë dhe makinë një ditë përpara ndërrimit të orës- në mënyrë që të shmangesh habinë dhe vonesën në punë ditën tjetër.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Arsyeja kryesore se pse bëhet ndërrimi i orës është për të përdorur më shumë dritën e ditës. Midis marsit dhe tetorit, një orë e ditës merret hua nga mëngjesi dhe shtohet në fund të ditës.

Po, kjo temë ka shumë aspekte interesante. Rekomandojmë të lexoni artikuj të tjerë të lidhur në FemraDD për të pasur një pamje më të plotë dhe të detajuar.

FemraDD ofron qindra artikuj në kategori të ndryshme. Shfletoni rubrikat tona ose përdorni funksionin e kërkimit për të gjetur artikuj që ju interesojnë.

Elira Hoxha

Shkruar nga

Elira Hoxha

Gazetare dhe shkrimtare me përvojë në median shqiptare. Pasionante e kulturës, letërsisë dhe historive që frymëzojnë gratë shqiptare kudo në botë.

Nita Latifi
Të Ndryshme2 min lexim

Nita Latifi

Nita Latifi, këngetare e njohur dhe një interpretuese e madhe e muzikës live. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe është pjesë e...

Elira HoxhaElira Hoxha
Liberta Spahiu
Të Ndryshme2 min lexim

Liberta Spahiu

Liberta Spahiu u njihte fillimisht si modele, pastaj filloi karieren e saj televizive si moderatore. Ajo u lind ne vitin 1985 ne Prishtine. Liberta Spahiu...

Elira HoxhaElira Hoxha
Amos Zaharia
Të Ndryshme3 min lexim

Amos Zaharia

Amos Zaharia është një aktor shqiptarë me shumë eksperiencë dhe me njohje të gjerë për rolet e tij që nga mosha e hershme në fushën e aktrimit. Amos Zaharia...

Elira HoxhaElira Hoxha