Category: Kuriozitete

  • Mira Murati, Dua Lipa e Rita Ora – Gratë shqiptare që po pushtojnë botën

    Kush janë gratë shqiptare më me ndikim sot? Një hulumtim i ri nga dua.com tregon se audienca globale është e magjepsur nga talenti, inteligjenca dhe suksesi i tyre. Sipas kërkimeve të bazuara në të dhënat e Google, këngëtarja Dua Lipa kryeson si gruaja shqiptare më e kërkuar në mbarë botën, me 10 milionë kërkime në muaj – duke arritur në 120 milionë kërkime vjetore në vitin 2024.

    Menjëherë pas saj vjen Nëna Terezë, me 89 milionë kërkime, duke dëshmuar se figurat shqiptare, si historike ashtu edhe bashkëkohore, vazhdojnë të ngjallin interes global.

    Top 10-shja vazhdohet nga Rita Ora me 24 milion klikime në vit. E katërta Mira Murati  me 12 milion klikime në vit. Pastaj vijnë Bebe Rexha, Ava Max, Loradana, Enca Haxhiu, Melisa dhe Era Istrefi.

    Miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1977, çdo vit, 8 Marsi festohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Për atë arsye, për këtë ditë të veçantë, sot do t’i përmendim disa prej grave shqiptare që kanë vërtetuar se janë të pandalshme dhe që njihen si ambasadoret tona më të mira.

    Rezultatet e këtij hulumtimi jo vetëm që vijnë në kohën perfekte – më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim në interesimin e njerëzve në mbarë botën për suksesin e grave shqiptare.

    Është inkurajuese të shohësh që jo vetëm femrat shqiptare nga diaspora po ndikojnë në botë, por edhe femrat e vendlindjes, siç janë Era Istrefi, Loredana, e Enca Haxhiu.

    Mira Murati: Shqiptarja që po udhëheq revolucionin e AI

    Përtej yjeve të muzikës, gratë shqiptare po bëjnë histori edhe në teknologji. Mira Murati, ish-Kryeshefe e Teknologjisë dhe CEO e OpenAI, ka pasur një rol kyç në zhvillimin e inovacioneve të AI-së, përfshirë ChatGPT. Së fundi është bërë e ditur se Mira ka hapur kompaninë e saj, Thinking Machines Lab, e cila thuhet se ka një vlerë prej 9 miliard dollarësh dhe definitivisht duket premtuese.

    Me 1 milion kërkime mujore (12 milionë në vit), Murati spikat si një lidere në inteligjencën artificiale dhe një nga zërat më prominent në botën e teknologjisë, sidmos në Amerikë. Suksesi i saj është një dëshmi e aftësisë së grave shqiptare për të sfiduar barrierat në industri të mëdha globale.

    Mbretëreshat e muzikës: Dua Lipa, Rita Ora & Bebe Rexha

    Artistet me origjinë shqiptare kanë pushtuar industrinë muzikore globale.

    • Dua Lipa dominon listat botërore, ka fituar çmime Grammy dhe performon në skenat më të mëdha të botës. Sivjet ajo siguroi çmimin Best Pop Act, një status i veçantë në skenën e muzikës pop.
    • Rita Ora, e njohur për hitet e saj dhe aktivitetet në modë e film, grumbullon 24 milionë kërkime në vit.
    • Bebe Rexha, një nga zërat më unikë në pop dhe dance music, që performoi edhe në Sunny Hill në Kosovë vitin e kaluar, arrin po ashtu 12 milionë kërkime vjetore.

    Lista vazhdon me emra si Era Istrefi, Dafina Zeqiri dhe Elvana Gjata, të cilat vazhdojnë të tërheqin miliona fansa globalisht.

    Vajzat e arta të sportit: Majlinda, Nora & Distria

    Gratë shqiptare kanë bërë histori edhe në sport. Fitoret e tyre frymëzojnë brezat e rinj të sportisteve shqiptare. Sidomos në xhudo, tri kampione kanë shkëlqyer:

    • Majlinda Kelmendi – fituesja e parë e medaljes së artë olimpike për Kosovën (2016), me 120,000 kërkime në vit.
    • Nora Gjakova & Distria Krasniqi, që fitoi vitin e kaluar medaje të artë në Paris, të dyja kampione të shquara të xhudos, me 100,000 kërkime vjetore.
    • Kosovare Asllani, futbolliste që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, me 120,000 kërkime në vit.

    Influenceret, aktoret & modelet që po pushtojnë internetin

    Studimi nxjerr në pah edhe ndikimin e madh të influencueseve, modeleve dhe aktoreve shqiptare:

    • Eliza Dushku (Aktore) – 12 milionë kërkime në vit
    • Melissa (Influencer, “Melixt”) – 12 milionë kërkime në vit
    • Rina Lipa (Modele, motra e Dua Lipës) – 100,000 kërkime në vit
    • Të tjera emra të njohur: Festa Qoqaj, Drenusha Latifi, Arbana Osmani, Luana Vjollca, Alketa Vejsiu dhe Kiara Tito

    Prania e tyre online po ndikon në kulturën dhe tendencat globale.

    Sa janë të pasura gratë shqiptare?

    Suksesi shpesh shoqërohet me pasuri, dhe studimi vë në dukje gratë shqiptare më të pasura. Në krye të kësaj liste qëndron Dua Lipa, e cila vlerësohet të ketë një pasuri prej rreth 100 milion dollarësh. Me ndryshimet e fundit në menaxhim dhe kalimin nën drejtimin e të atit, Dukagjin Lipës, disa mediume parashikojnë se ajo mund të arrijë nivelin e miliarderëve në vitet e ardhshme.

    Mirëpo ajo nuk është e vetmja. Pas saj vjen Rita Ora, me 30 milion dollar. E pastaj renditen këngëtarja Bebe Rexha 8 milion, e modelja Emina Cunmulaj me 5 milon dollar, dhe Ava Max, me 3 milion dollar.

    Rrugën e shtruar për sukses monetar padyshim se e ka edhe Mira Murati, pritet të shihet se sa do të vlerësohet kompania e saj e re, por një gjë dihet, e ajo është se me punë dhe talentin e saj Mira Murati do jetë gjithashtu në mesin grave më të pasura shqiptare.

    Heroniat e të gjitha kohërave

    Historia shqiptare është e mbushur me gra që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Nga Shote Galica, që luftoi për lirinë e vendit, te Nëna Terezë, që iu përkushtua ndihmës ndaj të varfërve, gratë shqiptare kanë qenë gjithmonë shtylla të forta të shoqërisë.Në ditët e sotme, gratë si Atifete Jahjaga dhe Vjosa Osmani, presidentet e para femra të Kosovës, vazhdojnë të frymëzojnë brezat e rinj me lidershipin dhe vizionin e tyre.

    Lista e grave shqiptare që bëjnë punë inspiruese dhe që janë model për vajzat e reja po rritet çdo ditë dhe ky është lajm jashtzakonisht i mirë për gjeneratat e reja.

    Rreth hulumtimit

    Ky studim është realizuar nga platforma dua.com, që gjithmonë synon të promovoj vlerat shqiptare, duke përdorur të dhëna nga Google Ads, duke analizuar volumin e kërkimeve globale mujore dhe vjetore për gratë më të famshme shqiptare në industri të ndryshme.

    NameProffesionSearch Volume per monthFollowers
    Dua LipaSinger10M87.4M
    Mother TheresaHistorical figure8M
    Rita OraSinger1M16.2M
    Bebe RexhaSinger1M11.9M
    Ava MaxSinger1M3.3M
    LoredanaSinger1M3.2M
    Enca HaxhiuSinger1M2.3M
    Eliza DushkuActresse1M707K
    Mira MuratiTech1M
    melimtxInfluencer1M3.3M
    Era IstrefiSinger100K1.4M
    GiliSinger100K1.4M
    Eleni FoureiraSinger100K1.3M
    Parashqevi SimakuSinger100K
    Dafina ZeqiriSinger100K2M
    Elvana GjataSinger100K1.8M
    Drenusha LatifiSuper-model100K44.7K
    KidaSinger100K1.8M
    TaynaSinger100K1.7M
    Anna OxaSinger100K30.5K
    Xhensila MyrtezajSinger100K1.8M
    Shyhrete BehluliSinger100K277K
    Dhurata DoraSinger100K2.6M
    Olta GixhariActresse100K525K
    Festa QoqajInfluencer100K532K
    Vjosa OsmaniPolitican100K172K
    Arbana OsmaniTv presanter100K1M
    Luana VjollcaTv presanter100K2.2M
    Alketa VejsiuTv presanter100K1.1M
    Almeda AbaziTv presanter100K675K
    Kiara TitoTv presanter100K842K
    Erza MuqolliSinger100K335K
    Rina LipaInfluencer100K838K
    Teuta MatoshiFashion100K1.5M
    Lirika MatoshiFashion100K854K
    Big MamaSinger100K246K
    Kosovare AsllaniSport100K338K
    Tika CamajSuper-model10K874K
    Elhaida DaniSinger10K153K
    Jonida MaliqiSinger10K597K
    Aferdita DreshajFashion10K308K
    Miriam CaniSinger10K1M
    Jori DelliSuper-model10K532K
    Edona LlalloshiSinger10K248K
    Egli TakoInfluencer10K176K
    Diana TahiriSuper-model10K55.9K
    Bay TSinger10K116K
    Ledjona XheladinajInfluencer10K79.8K
    Kladia PepaInfluencer10K602K
    Rina ZaitiInfluencer10K11.5K
    Era RusiFashion10K148K
    Adelina TahiriSinger10K449K
    Angjela MartiniInfluencer10K566K
    Inva MulaSinger10K13.7K
    Vesa LumaSinger10K216K
    Arilena AraSinger10K1.6M
    Elsa LilaSinger10K29.8K
    Aurela GaçeSinger10K545K
    Nexhmije PagarushaSinger10K
    Rozana RadiSinger10K405K
    Adriana MatoshiActresse10K126K
    Ronela HajatiSinger10K856K
    Argjira SpancaInfluencer10K175K
    Artiola ToskaSinger10K47K
    Yllka MujoActresse10K
    Edona JamesInfluencer10K149K
    Tinka KurtiActresse10K
    Teuta KrasniqiActresse10K257K
    Elena GjikaHistorical figure10K
    Donika KastriotiHistorical figure10K
    Marigo PosioHistorical figure10K
    Andrra DestaniInfluencer10K339K
    Vesa SmolicaInfluencer10K104K
    Shote GalicaHistorical figure10K
    Majlinda KelmendiSport10K
    Nora GjakovaSport10K
    Distria KrasniqiSport10K
    Donjeta SadikuSport10K10.1K
    Atifete JahjagaPolitican10K25.3K
    Bora ZemaniTv presanter10K1.1M
    Marina VjollcaTv presanter10K1.4M
    Rovena StefaSinger10K1M
    Albana OsmaniTv presanter10K483K
    Vesa VllasaliuInfluencer10K114K
    Sara KolamiActresse10K319K
    Lotina HaziriTv presanter10K99.8K
    Xhemi ShehuTv presanter10K340K
    Dojna MemaTv presanter10K342K
    Klea HutajActresse10K422K
    Soni MalajSinger10K536K
    Roza LatiTv presanter10K342K
    Neda BallukuInfluencer10K71K
    Kader KicajInfluencer10K150K
    SellmaInfluencer10K1.4M
    Fjolla MorinaSinger10K420K
    Arbenita IsmajliSuper-model10K685K
    Engjellusha SalihuSinger10K202K
    Mihrije BrahaSinger10K117K
    Xheneta FetahuSuper-model10K197K
    Dodona AvdiuFashion10K424K
    Emina CunmulajSuper-model10K378K
    Gresa HotiSuper-model10K204K
    Adrola DushiSuper-model10K433K
    Elena OraInfluencer10K355K
    Armina MevlaniInfluencer10K2M
    Shkurte FejzaSinger10K117K
    Ana KabashiSinger10K434K
    Gresa GashiActresse10K105K
    Lia StubllaFashion10K660K
    Arta NitajSinger10K
    Eli MalajSinger10K89.8K
    Venera LumaniSinger10K117K
    Jonida VokshiTv presanter10K498K
    Juliana NuraSuper-model10K201K
    Diola DostiInfluencer10K83.8K
    Anisa VeseliSinger10K229K
    Albina KelmendiSinger10K134K
    Besa KokëdhimajSinger10K
    Aurela HoxhaFashion10K1.2M
    Samanta KaravellaSinger10K593K
    Anxhela PeristeriSinger10K617K
    Flutura DedinjaFashion10K12.1K
    Shkenda DubovaInfluencer10K1M
    Elina DuniSinger10K12.1K
    Ermonela JahoSinger10K28.8K
    Rina BalajSinger10K92.9K
    Leonora JakupiSinger10K297K
    Doarsa Kica XheliliPolitican1K10K
    Ledina CeloSinger1K1.1M
    Dafina NeziriInfluencer1K1.6M
    Rina KrasniqiActresse1K11.1K
    Fjolla BekaInfluencer1K33.K
    Geta BeqaSport1K297K
    Ilire VicaActresse1K3.1K
    Baby GSinger1K517K
    Dieta BerishaInfluencer1K
    Fifi Filloreta RaçiSinger1K767K
    Bleona QerretiSinger1K646K
    Kaona SylejmaniActresse1K19.8K
    Nënë TerezaHistorical figure1K
    Parashqevi QiriaziHistorical figure1K
    Sevasti QiriaziHistorical figure1K
    Mbreteresha TeutaHistorical figure1K
    Uta IbrahimiSport1K19K
    Loriana KukaSport1K
    Vlora ÇitakuPolitican1K27K
    Sara BerishaTv presanter1K317K
    Sara HoxhaInfluencer1K595K
    Lori HoxhaInfluencer1K938K
    Krenare RugovaFashion1K12K
    Gresa BehluliSinger1K101K
    Jehona SopiSinger1K25.4K
    Lorena HalitiSuper-model1K201K
    Lorinda KolgeciSuper-model1K41.8K
    Adea PulaSinger1K57.8K
    Liberta SpahiuTv presanter1K701K
    Arbana XharraPolitican1K8,2K
    Nita KrasniqiSuper-model1K18.8K
    Kimete BerishaPolitican1K
    Diana ÇuliPolitican1K
    Zajmina VajsariSinger1K603K
    Mbresa HajrullahuTv presanter1K51K
    Arta SelimiActresse1K32.3K
    Rezearta SmajaSinger1K5K
    Marsela ÇibukajSinger1K55.1K
    Liza VorfiActresse1K
    Zana KrasniqiSuper-model1K17.2K
    Ariana FejzullahuInfluencer1K296K
    Dea MishelInfluencer1K288K
    Nita LatifiSinger1K129K
    Shkurta MusaInfluencer1K52.8K
    Anisa MukajInfluencer1K485K
    Zhaklin LekatariInfluencer1K103K
    Meliza HaradinajPolitican1K11.7K
    Vjosa BerishaInfluencer1K10.6K
    Ilirana SadriuSinger1K128K
    Sherina SpahiuInfluencer1K117K
    Blerina Kllokoqi RugovaFashion1K114K
    Marigona KrasniqiSuper-model1K119K
    Ilnisa AgolliActresse1K142K
    Franceska MuratiSuper-model1K137K
    Njomza VitiaSinger1K
    Arta ElezajSinger1K237K
    Vildane ZeneliSuper-model1K724K
    Diana AvdiuSuper-model1K39.5
    Adelina BerishaSinger1K
    Krenare RugovaFashion1K12.3K
    Kenga HaziriInfluencer1K37.4K
    Einxhel ShkiraTv presanter1K348K
    Beniada NishaniTv presanter1K391K
    Mimoza KusariPolitican1K18.4K
    Linda RamaInfluencer1K
    Rosela GjylberguSinger1K34.7K
    Tuna SejdiuSinger1K653K
    Alma BektashiSinger1K12.8K
    Diona FonaSinger1K183K
    Anjeza ShahiniSinger1K33.9K
    Mariza IkonomiSinger1K28.3K
    Lindita HalimiSinger1K471K
    Teuta KurtiSinger1K4,1K
    Mira KazhaniTv presanter1K74.9K
    Erjona SulejmaniInfluencer1K519K
    Sara GjordeniInfluencer1K202K
    Shkurte GashiSinger1K408K
    Eliza HoxhaSinger1K17.5K
    Yllka KuqiSinger1K106K
    Megi PojaniTv presanter1K568K
    Learta JakupiInfluencer1K264K
    Jori DelliInfluencer1K532K
    Melinda AdemiSinger1K1.2M
    Kanita SumaSinger1K
    Ilda BejleriInfluencer1K399K
    Orinda HutaTv presanter1K393K
    Franqeska RaqeInfluencer1K4,7K
    Pranvera KomaniTv presanter1K44.8K
    Alba VukajInfluencer1K255K
    Rovena DiloSinger1K68.8K
    Shejla HaxhirajSinger1K
    Orgesa ZajmiInfluencer1K124K
    Alida DukaInfluencer1K110K
    Flaka KrelaniSinger1K129K
    Sevim ArbanaPolitican1K
    Ornea GaceTv presanter1K25.4K
    Maki BajramiTv presanter1K11.9K
    Adelina HasaniTv presanter1K102K
    Bleona ZeqiriTv presanter1K168K
    Anita MuçajTv presanter1K58.9K
    Elona DuroTv presanter1K62.9K
    Aferdita PacaradaInfluencer1K35.5K
    Besa TafiriInfluencer1K5.5K
    Vjollca HaxhiuSinger1K135K
    Vjoleta KukajSinger1K
    Ada DedaInfluencer1K208K
    Vilma MashaTv presanter1K49.2K
    Leze QenaSport1K
    Arta BajramiSinger1K201K
    Melihate AjetiActresse1K
    Vjollca HoxhaInfluencer100
    Klea KodraSport100
    Bieta SuloTv presanter100222K
    Aulona MusaTv presanter100337K
    Valdete DakaPolitican100
    Majlinda BreguInfluencer100
    Vojsava TripaldaHistorical figure100
    Musine KokollariHistorical figure100
    Gonxhe GerxhaliuTv presanter10045.5K
    Rina BerdynajSinger10037K
    Klea HutaSinger100422K
    Evi ReçiTv presanter10091.4K
    Ana RrustemiSinger10070.3K
    Egzona RafunaTv presanter1005.2K
    Rudina DembajInfluencer100415K
    Rita LatifiInfluencer10010K
    Aida MehmetajPolitican1005K
    Xheve LladrovciHistorical figure100
    Mrika NikqiSport1007.2K
    Arjola ShehuInfluencer100173K
    Laureta MacedonciSuper-model10040K
    Fjoralba PonariTv presanter100301K
    Blera VeseliInfluencer1001.2K
    Elita RudiTv presanter100988K
    Sheila HaxhiaSinger100
    Rina AbaziInfluencer1007K
    Enida TarifaSinger100867K
    Saranda Bujupi – RamaTv presanter10030K
    Yllka BradaFashion1001,8K
    Efi DhedhesInfluencer100500K
    Aida BarakuSinger100
    Kaltrina MikushnicaTv presanter100117K
    Ina KollcakuInfluencer100118K
    Kristina BakiuInfluencer100
    Dafina DautiSinger10014.3K
    Luiza GegaSinger10024.2K
    Yllka GashiSinger10062K
    Elona BashaInfluencer1006.6K
    Riselda SejdijaInfluencer100723K
    Ina KollcakuInfluencer100118K
    Blerina BilalliSinger100
    Rrona NishliuSinger10018.1K
    Lendita ZeqiriActresse1001.5K
    Lena KryeziuActresse1009.8K
    Brenda NebihuTv presanter10011.3K
    Ina GjonciActresse10028.2K
    Adelina ThaciSinger10016.7
    Vjosa SelmaniSinger1004.2K
    Hana CakuliSinger1003K
    Njomza AliuTv presanter10010.4K
    Marsi PojaniInfluencer10053.8K
    Klaudia PepaInfluencer100602K
    Adela SelitajSuper-model1021.1K
    Eva TafaSport10
    Luana PajazitiSport10
    Elina GjataSport10
    Rita ParashumutiInfluencer1076.1K
    Sara KarajaInfluencer10127.4K
    Inesa MermishajInfluencer10
    Dalina BuzaTv presanter10
    Mikela PulaSport
    Maria LajçaActresse10
    Elisabeta LipariSport10

  • Ami dhe Ermali!

    Ami dhe Ermali! Kur dashuria dhe biznesi kombinojnë. Çfarë duhet për të vendosur theksin tek termi ‘çift i pushtetshëm’? Si e ndërtoni një perandori me atë që dashuroni? Nuk ndodh shpesh që dashuria dhe biznesi të përzihen së bashku. Madje, në Shqipëri jepet gjithmonë një këshillë: “Mos përfshini kurrë familjen tuaj në biznes.”

    Kjo ndodh kryesisht për një arsye të thjeshtë, ndërkohë që me kolegët e tu të punës të nesërmen mund edhe të mos flasësh, me të afërmit e tu gjaku nuk bëhët ujë. Mirëpo, ka raste kur lidhja dashuribiznes ka rezultuar e suksesshme. Jo vetëm kaq, por çiftet që ecin krah për krah me njëritjetrin shndërrohen në një ‘çift i pushtetshëm’.
    Më poshtë do t’ju sjellim përkatësisht disa nga çiftet më të mirënjohur në diasporë, që kanë gjetur një balancë të shkëlqyer mes famës, biznesit dhe dashurisë për njëritjetrin.

    Amarda Toska & Ermal Mamaqi

    Çifti më i njohur në Shqipëri dhe jo vetëm. Fillimet e tyre kanë qënë modeste derisa kanë ngjitur shkallët e suksesit një e nga një.
    Amarda Toska ka qënë balerinë mjaft e spikatur në rininë e saj, më pas ajo u kthye në prezantuese në emisionin e dashur për Shqiptarët ”Portokalli”. Thuhet se lidhja e saj me Ermalin filloi aty.
    Ermal Mamaqi ishte aktor humori por njihej edhe për këngët e tij. Çifti i mirënjohur shqiptar më vonë hapi biznesin e tyre të parë së bashku të quajtur ”Ami Event”.
    Ky biznes bëri bujë të madhe në Tiranë dhe çifti iu përkushtua plotësisht duke u shkëputur për një kohë të shkurtër nga showbizi. Megjithatë, shumë iu rikthyen televizionit. Biznesi i tyre sivjet shënon gati 13 vjet sukses, më shumë se një dëkadë.
    Ermal Mamaqi, siç mund ta dini tashmë drejton emisionin e vet ”Xing me Ermalin”, ndërsa Amarda pas disa sezoneve si moderatore e ”Dancing with the Stars” ka marrë sërisht pushim pas lindjes së vajzës së saj.
    Të pyetur se si ia kanë dalë së bashku Ermali është përgjigjur: “Një burrë me ëndrra ka nevojë për një grua që i beson.”

    Alban Skënderaj & Miriam Cani

    Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të pëlqyera të showbizit në Shqipëri. Përveç se këngëtarë me zë të papërseritshëm, shumë shpejt kanë njoftuar se do nisin një biznes të tyrin. Prindër të lumtur të dy fëmijëve, autorë të këngëve më të bukura në Shqipëri dhe një lidhje e fortë dashurie prej 12 vitesh.
    Projektet e tyre kanë qenë gjithmonë të suksesshme, qofshin këto bashkëpunime ose solo. Këtë vit, çifti ka menduar të sjellë diçka të re, edhe pse ende nuk dihet plani i biznesit që ata kanë menduar. Megjithatë, ne po presim me padurim të rejat që ky çift tejet i rezervuar do të na sjellë.
    Vlen të thuhet se ky çift kaq i suksesshëm, i famshëm e mbi të gjitha i konservuar dhe shumë familjar, me siguri e përmbushin plotësisht termin ‘çift i pushtetshëm’.
    “Përjetësia vlen më pak se një ditë me ty.” shkruan Skënderaj për të shoqen ku nuk heziton të shprehë dashurinë që ndjen për të.

    Shkurte Fejza & Hajrush Behluli

    Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj Hajrush Behluli janë vërtet një çift për t’u patur zili. 40 vjet martesë të lumtur dhe me fëmijë tashmë të rritur.
    Të dy janë figura shumë të njohura. Shkurte Fejza, lindur dhe rritur në Kosovë, tashmë është me nënshtetësi Shqiptare ashtu si bashkëshorti i saj.
    Hajrush Behluli nga ana tjetër veç historisë së tij jetësore, plot me arritje, është themeluesi i Degës së LDKsë në Suharekë. Të dy kanë punuar fortë përkrah njëritjetrit. Hajrushi disa herë ka organizuar koncertet e suksesshme të së shoqes dhe të dy kanë qënë bashkëpunëtor të pandarë në biznesin e showbizit.
    Me pak fjalë, me të vërtetë një ‘çift i pushtetshëm’.
    “Jemi njohur që në vit të tretë në gjimnaz dhe që atëherë nuk jemi ndarë. E kemi dashur njëri tjetrin dhe kemi gjetur mirëkuptimin mes nesh. Ai e ka gjithnjë ka mirëkuptuar karrierën time.” është shprehur këngëtarja për të shoqin.

    Elita Rudi dhe Gjiko

    Gjiko dhe Elita janë çifti më trend në Kosovë.
    Moderatorja dhe këngëtari janë njohur herët me njëritjetrin. Elita Rudi është jo vetëm një emër i njohur për audiencën shqiptare, por edhe një personazh mjaft i dashur nga të gjithë.
    Modelen, që prej kohësh e shohim edhe në rolin e moderatores, përveç projekteve në ekran dhe në muzikë, ajo është përqëndruar tek jeta e saj private.
    Gjiko është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo hiphop. Ështe nje emer shume i njohur per te gjithe në Kosovë. Djal i ri karizmatik dhe tepër i dashur, ka patur bashkëpunime shumë të suksesshme të cilat janë publikuar kohët e fundit.
    Ky çift karizmatik ose ‘çift i pushtetshëm’ janë mjaft të njohur në Kosovë, dhe djali i tyre i quajtur Zëri, mban një vend të veçantë në zemrën e publikut.
    Kur është shprehur për të shoqen Gjiko ka thënë “Realisht, Elita është dashuria ime e parë.” Dashuria dhe fama e tyre ndoshta në një të ardhme do t’i shtyjë të bashkëpunojnë në një biznes të përbashkët.

  • Kritike Konstruktive apo Urrejtje – Si ta beni dallimin?

    Kritike Konstruktive apo Urrejtje Si ta bëni dallimin dhe si të reagoni? Le ta nisim së pari me Kritikun e pastaj me Urrejtësin. Në këtë artikull do t’ju sjell dallimin mes tyre dhe si të reagoni për secilin rast.

    Kritikë Konstruktive ose Kritiku

    Një kritik është dikush që jep feedbacke të rëndësishme dhe të dobishme për punën tuaj. Ata mund t’ju japin njohuri dhe sugjerime specifike. Kjo lloj kritike është e shkëlqyer. Pse? Sepse:

    • Ju tregonë mënyrën për të përmirësuar punën tuaj.
    • Ju ndihmonë të kuptoni se si perceptohet puna juaj nga të tjerët.
    • Mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë audiencën tuaj.
    • Mund t’ju japë detaje që do të rrisin cilësinë e punës suaj.
    • Mund të sjellë provokime kreativiteti dhe idesh për zgjerimin e punës suaj.
    • Mund t’ju çoj në drejtimin e duhur për rritjen e aftësive tuaja.

    “Kritikët janë të dobishëm dhe të domosdoshëm për krijimtarinë.”

    Nëse keni kritikë të mirëfilltë dhe të vlefshëm, dëgjojini ata. Kjo nuk do të thotë se duhet t’ua merrni çdo fjalë që ata thonë si të vërtetën përfundimtare. Por, nëse ata po ju japin reagime specifike dhe të mirëmenduara, dëgjoni dhe jini të përulur. Askush nuk bën një punë perfekte. Mendojeni kritikën si ndihmesë ose trajnim falas.

    Plus, të mësosh ta marrësh kritikën me përulje dhe të nxjerrësh prej saj vlerën që të nevojitet është një aftësi thelbësore krijuese. Kjo do t’ju ndihmojë të përmirësoheni dhe të kuptoni se çfarë është Kritike Konstruktive apo Urrejtje. Shpesh, audienca që imagjinojmë është shumë ndryshe nga audienca që kemi në të vërtetë. Një kritik i i mirë mund t’ju ndihmojë të njihni audiencën që keni në të vërtetë.

    Urrejtësit nuk janë të dobishëm për… asgjë

    Pra, ka një lloj tjetër kritikësh. Le t’i quajmë ashtu si janë në të vërtetë: urrejtës.

    Ata nuk e pëlqejnë punën tuaj dhe ndoshta nuk ju pëlqejnë as juve. Urrejtës është dikush që nuk do të jetë kurrë i kënaqur me punën tënde, pa marrë parasysh se sa përmirësime ose ndryshime bën. Reagimi negativ i një urrejtësi vjen nga çështjet e tyre të brendshme dhe shpesh nuk ka të bëj drejtëpërdrejt me ty.

    “Kritika” e një urrejtësi shpesh do të përfshijë fyerje, ofensime personale, përgjithësime dhe sfida. Kritika e tyre nuk është në të vërtetë kritikë: është një sulm. Qëllimi i tyre nuk është të rrisin standardet tuaja krijuese, ose të tregojnë të metat dhe mënyrat e duhura për t’u përmirësuar. Qëllimi i tyre është të nënçmojnë dhe të të provokojnë.

    Kur i përgjigjeni një urrejtësi për të mbrojtur punën tuaj, për të diskutuar pikat e tyre apo për të debatuar mbi këndvështrimin e tyre keni humbur. Është një Kritike Konstruktive apo Urrejtje?

    Si të dallosh një kritik?

    Tri karakteristika e bëjnë një kritik të dobishëm:

    • Kanë ekspertizë në fushën për të cilën po të kritikojnë.
    • I kanë kushtuar vëmendje të hollësishme punës tënde duke vlerësuar një mori të tyre.
    • Ata ofrojnë kritika specifike dhe / ose sugjerime.

    Kanë ekpertizë në fushën që po të kritikojnë

    Nëse dikush plotëson dy kriteret e tjera për të qenë kritik, por nuk ka ekspertizën e vlefshme, atëherë ajo që ju japin është reagimi nga një tifoz. Mund të jetë e dobishme; por nuk është e barabartë me një kritike nga një ekspert.

    Kritikët i kanë kushtuar vëmendje të hollësishme punës që kritikojnë

    Kjo do të thotë se ata i kanë kushtuar vëmendje të vecantë shkrimeve apo punës suaj. Kanë vlerësuar një mori të tyre dhe kanë gjykuar me shembuj e raste. Përndryshe, si mund t’ju ofrojnë sugjerime specifike?

    Kritikët ofrojnë pika specifike lavdërimi (yay!) ose mundësi (yay sërish). Lavdërimi të bën të ndihesh mirë. Shijoje! Mbani një regjistër të lavdërimeve dhe reagimeve pozitive. Lexojini sa herë që sindroma mashtruese e atyre që urrejnë hyn në derë.
    Sugjerimet specifike janë shans i mirë përmirësimi. Vlerësojeni! Përdorni këto njohuri për të përmirësuar punën tuaj. Në këtë shembull, tani mund të rishikoni dhe përmirësoni punën tuaj.

    Si të merrni kritika?

    Po sikur të mos merrni ndonjë kritike të sinqertë dhe do të donit disa? Mënyra më e mirë për të gjeneruar më shumë kritika është të pyesni. Mund ta pyesni audiencën tuaj:

    “Do të doja të merrja disa komente dhe kritika nga ana juaj. Nëse keni disa minuta kohë për të më dedikuar, ju lutem më tregoni mendimet tuaja. Do ta vlerësoja shumë!”

    Më mirë akoma përfshini disa pyetje specifike për t’iu përgjigjur audiencës suaj. Drejtojuni atyre një formular ose sondazh që ata të mund ta plotësojnë.

    Si t’u përgjigjeni urrejtësve?

    Urrejtësit do të shfaqen. Mos kini asnjë dyshim për këtë. Ja se si duhet t’i trajtoni ata:
    Së pari, bëni dallimin midis urrejtësve, kritikëve dhe tifozëve.

    • Kritikët janë ekspertë të kualifikuar të cilët ofrojnë sugjerime të mirëmenduara dhe specifike për të përmirësuar punën tuaj.
    • Tifozët janë njerëz që ndjekin punën tuaj, por nuk janë ekspertë të kualifikuar mbi temën ose llojin e punës që bëni. Ata mund të kenë përgjigje negative ose pozitive për punën që bëni.
    • Urrejtësit janë njerëz që kanë vendosur se nuk ju pëlqejnë as ju e as punën tuaj, pa marrë parasysh asgjë. Ata nuk japin reagime ose kritika; ata sulmojnë dhe kërkojnë të provokojnë.

    Kur të gjeni urrejtësin ose ata so t’ju gjejnë juve, mos u jepni ushqim. Ata ushqehen me emocione dhe reagime. Mos u jepni asgjë nga ato. Injorojini! Kjo është mënyra më e mirë për t’i trajtuar.

    Mjafton kaq! Po, po, sado që mund të jeni mprehur për luftë, nuk ia vlen të harxhoni asnjë miniutë të shenjtë të kohës tuaj. Keqardhje është e vetmja gjë që mund të ndjeni, pasi më shpesh se sa jo, përgjigja e flaktë e një urrejtësi tregon thellësisht problemet që ata kanë me veten, jo me ty.

  • Si të Bëhemi Karizmatik?

    Karizmatik, ekziston një formulë relativisht e thjeshtë dhe e dëshmuar për karizmin që mund të imitoni. Ne po ua themi shkurtë dhe pa e zgjatur shumë.  Çelësi i të qenit karizmatik janë gjestet.

    Mendoni për këtë. Shumica e njerëzve që vlerësohen si shumë karizmatik gjestekulojnë më shumë ndërsa flasin sesa një person mesatar. Ata përdorin duart e tyre për të përcjellë shumë nga ato që po thonë.

    Gjithashtu kanë tendencë të lëvizin më shumë ndërsa flasin. Duken karizmatik sepse gjestikulimi krijon një lidhje mes gjuhës së trupit dhe fjalëve.

    Pse ndodh kjo?

    Krahasoni këtë me dikë që flet me entuziazëm, por ndërsa kryqëzon krahët dhe duket shumë i stresuar! Nëse doni të përçoni atë karizëm të njëjtë, lëvizni përreth dhe gjestikuloni ndërsa flisni.

    Ju lutemi vini re se ju nuk mund ta falsifikoni këtë. Nëse e bëni këtë, do të vërehet. Duke krijuar një situatë të re që është më keq sesa atje ku kemi filluar! Në vend të kësaj, lejo që të ndodhë natyrshëm.

    Jini shumë të angazhuar në ato që thoni. Jini entuziastë për ato që po flisni..

    Mirëpo si të bëhemi karizmatik?

    Kur jeni me të vërtetë të apasionuar, nuk mund të mos bëni gjestekulim, sepse jeni aq të ngazëllyer për atë që po thoni. Ajo që po thoni duket kaq e rëndësishme që të përqendroheni 100% në të dhe të gjitha vetë-dyshimet zhduken.

    Kjo është arsyeja pse gjetja e diçkaje për të cilën jeni vërtet e apasionuar është thelbësore. Kur jeni vërtet i imponuar dhe ngacmuar, besimi dhe karizma ndodhin natyrshëm. Atëherë, për çfarë jeni pasionant? Gjeni atë dhe flisni për të.

    Por më e rëndësishmja, krijoni shprehin e të gjeturit pasjon në secilën gjë. Kërkoni anën pozitive të secilës bisedë dhe mahnsi me karizmin tuaj.

    Ja cilat janë dhjetë tiparet e njerëzve karizmatikë

    Disa persona menjëherë na bëjnë të ndihemi të rëndësishëm dhe të veçantë. Mjafton që këta njërëz të futen në dhomë dhe gjithçka merr tjetër shkëlqim. Jo gjithmonë mund t’i japim emër kësaj ndjesie, por ama e kuptojmë që këta lloj njerëzish janë karizmatikë nga natyra.

    Për fat të mirë të gjithë mund të jemi karizmatikë. Karizma nuk ka të bëjë me nivelin tonë të suksesit, ose aftësitë tona prezantuese, ose mënyrën se si vishemi apo imazhi që projektojmë – karizma ka të bëjë me atë që bëjmë. Këtu janë disa tipare që dallojnë njerëzit karizmatik por që edhe ju mund ti bëni tuajat:

    Dëgjoni më shumë, flisni më pak

    Bëni pyetje. Ruani kontaktin sy më sy. Buzëqeshni. Vrenjtuni. Aprovoni. Përgjigjuni – të gjitha këto bëji me gjuhën e trupit. Kjo është gjithçka që ju duhet për t’i treguar personit tjetër se ata janë të rëndësishëm.

    Kur flisni, mos ofroni këshilla, vetëm nëse ju kërkohet. Dëgjimi tregon se ju intereson më shumë të dini për ata që ju rrethojnë sesa të tregoni se për veten.  Flisni vetëm kur keni diçka të rëndësishme për të thënë.

    Mos praktikoni dëgjimin selektiv

    Disa njerëz – ju garantoj se njihni disa si këta – nuk duan të dëgjojnë fjalë apo opinione nga dikush që e konsiderojnë poshtë vetes. Sigurisht, mund të flisni me ta, por do jetë e kotë sepse nuk do t’ju kushtojnë vëmendje.

    Njerëzit karizmatikë i dëgjojnë nga afër të gjithë. Pavarësisht pozicionit të përsonit tjetër ose statusit shoqëror ose “nivelit”, personi që është karizmatik të bën të ndihesh sikur ke dicka të përbashkët me ta.

    Përqëndrohuni tek individi përballë jush

    Mos kontrolloni telefonin. Mos shikoni monitorin e kompjuterit.

    Mos u përqëndroni në asgjë tjetër, qoftë edhe për një moment, përveçse tek individi me të cilin po flisni. Asnjëherë nuk keni për tu lidhur me të tjerët nëse jeni të zënë me gjërat e tjera që ju shpërqëndrojnë.

    Jepni vëmendjen tuaj të plotë.  Duke u dhuruar vëmendjen tuaj, të tjerët do duan të qëndrojnë rreth jush.

    Gjithmonë jepni para se të merrni – edhe kur e dini se nuk do merrni kurrë

    Asnjëherë mos mendoni se çfarë mund të përfitoni nga të tjerët.  Përqendrohuni në ato që mund të ofroni.

    Të jepni është mënyra e vetme për të krijuar një lidhje dhe marrëdhënie të vërtetë. Përqendrohuni, tregojini se i vetmi person që me të vërtetë ka rëndësi për ju në atë moment është ai me të cilin po flisni.

    Mos i jepni vetes më shumë rëndësi se duhet

    Të vetmit njerëz që impresionohen nga pompoziteti dhe arroganca juaj janë njerëzit me po të njëjtat cilësi. Pjesa tjetër nuk do t’ia dijë dhe as që i bën përshtypje. Jeni antipatik dhe i pakëndshëm. Dhe sinqërisht nuk do të na shohësh sy e vesh kur të futesh në dhomë.

    Jini i hapur për të mësuar nga të tjerët

    Edhe nëse jeni të bindur se mund të dini diçka më shumë se dikush tjetër, mos harroni se eksperienca e gjithsecilit vlen. Nuk mëson asgjë nga vetja, vetëm nga të tjerët. Të gjithë, pavarësisht se kush janë ata, dinë gjëra që ju nuk i dini.

    Duke mos e ditur se çfarë dinë njerëzit e tjerë, i jepni vetes mundësi të shikoni gjërat në një tjetër këndvështrim

    Komplimentoji të tjerët për vlerat e tyre

    Askush nuk merr vlerësim të mjaftueshëm. Askush. Thuaju njerëzve çfarë bëjnë mirë. Inkurajoni personin që keni përball duke i vënë në pah vlerat që ka. Jo vetëm që njerëzit do të vlerësojnë lavdërimet tuaja, ata do ta vlerësojnë faktin që ju kujdeseni sa duhet për t’i kushtuar vëmendje asaj që ata bëjnë.

    Zgjidhni fjalët tuaja

    Fjalët që përdorni ndikojnë në qëndrimin e të tjerëve – dhe kjo më vonë ndikon tek ju. Për shembull, nuk është e nevojshme të shkoni në një mbledhje; por takoni personalisht çdo person. Një ditë takoni dikë e një ditë bisedoni me dikë tjetër.

    Të gjithë duam të shoqërohemi me njerëz të lumtur, entuziastë, të përmbushur. Qasja që merrni dhe fjalët që zgjidhni mund t’i ndihmojë njerëzit e tjerë të ndjehen më mirë me veten e tyre – dhe rrjedhimisht edhe ju do ndoheni më mirë me veten tuaj.

    Mos diskutoni për dështimet e të tjerëve

    Të gjithëve na pëlqen të dëgjojmë ose të bëjmë pak thashetheme. Problemi është kur kjo gjë kthehet në bullizëm ose tallje për një person të tretë. Mos qeshni me njerëzit e tjerë. Kur bëni diçka të tillë, njerëzit përreth jush do pyesin veten nëse ndonjëherë qeshni edhe me ta.

    Tregoni për dështimet tuaja pa siklet

    Njerëzit shumë të suksesshëm shpesh duket sikur janë karizmatik vetëm sepse janë të suksesshëm. Fjala kyçe është “duket”. Nuk ka nevojë të jëni tepër i suksesshëm për të qenë karizmatik.

    Mjafton të jesh vetvetja, pra origjinal për të qenë karizmatik. Ji i përulur. Ndani me të tjerët ulje-ngritjet tuaja. Pranoni gabimet që keni bërë dhe tregoni sa ia kanë vlejtur si mësim. Dhe si përfundim qeshni me veten.

    Njerëzit kanë për t’ju pëlqyer më shumë sepse do kuptojnë që karizma juaj është e vërtetë dhe jo shtirje.

  • Menaxhimi i parave ne martese

    Menaxhimi i parave është sfidë për të gjithë. Kjo sfidë bëhet edhe më e madhe në martesë ose në bashkëjetës. Sidomos në fillim të saj kur nis ndërtimi i jetës së përbashkët.

    Mirëpo çfarë mund të bëjmë që të shmangim konfliktet për këtë pjesë? Gjërat bëhen më të vështira nëse deri në atë moment keni jetuar i vetëm dhe s’e keni ndarë buxhetin me dikë. Megjithatë edhe për këtë problem ne ju ofrojmë disa zgjidhje praktike që i kanë dhënë ekspertët. Besojmë se do të ju ndihmojnë.

    Bisedoni sa më parë për këtë çështje

    Kur flasim për financat me partnerin tuaj, mbani mend se paratë janë një simbol. Një mjet dhe një metaforë. Mos e merrni këtë çështje të parave aq fjalë për fjalë sa të mos jeni në gjendje të hapni me të zemrën dhe mendjen tuaj.

    Asesi nuk duhet të jeni mospërfillës për një bisedë më të thelluar me partnerin tuaj për këtë temë. Ju duhet të ndiheni të lirë të flisni me partnerin se si ka ecur jeta juaj finaciare deri në këtë pikë. Të tregoni lirshëm se sa keni  qenë në gjendje të fitoni dhe të kurseni deri tash.

    Gjithashtu është e rëndësishme të dëgjoni rrëfimin e partnerit tuaj. Të dini detajisht gjendjen e tij financiare. Borgjet e mundshme dhe planet që ata i kanë në mendje për të ardhmen tuaj gjithashtu.

    Ne sygjerojmë një buxhet të përbashkët

    Për çdo familje ne sygjerojmë një buxhet të përbashkët. Do të funksionin më mirë kështu se sa nëse mbani buxhet individual sikur kur ishit beqar. Menaxhimi i parave duhet të bëhet nga të dytë. Përpiquni që problemet  e mundshme financiare mos të ju largojnë me njëri-tjetrit. Mirëpo gjeni anën pozitive në çdo aspekt të marteses dhe bashkëjetesës tuaj. Edhe kur bëhet fjalë për financat.

    Njëri duhet të jetë ekonomisti

    Nëse po krijoni një familje se bashku është e rëndësishme të dihet se cili prej jush është ‘menaxheri i parave’. Nayrisht kur e themi këtë në asnjë moment nuk nënkuptojmë që një person të këtë kontrollin total mbi to. Mirëpo mendojeni familjen si një ndërrmarrje të vogël. Edhe ajo ka nevojë për një ‘zyre të financave’ që kujdeset për mbarvajtjen e t gjitha shpenzimeve financiare. Kjo arrihet me mirëkuptim mes jush.

    Bëni një plan

    Planet ju lehtësojnë punën shumë. Kur të dini se sa para keni ne dispozicion gjatë muajit krijoni një plan se sa prej tyre do t’i kurseni dhe si do t’i shpenzoni të tjerat. Madje nëse të ardhurat janë të njëta çdo muaj ky plan do të ju shërbejë si shabllon dhe mund ta përdorni secilin muaj. Nëse është nevoja mund të bëni edhe disa ndërrime të vogla. Kësisoj do të jeni më të qetë sepse do ta dini si po shpenzohen paratë tuaja. Praktikojeni patjetër!

  • Qytetet me te bukura ne Kosove – Destinacioni juaj turistik

    Qytetet me te bukura ne Kosove, bëni Kosovën destinacionin tuaj të ardhshëm turistik. Edhe pse është një vend pa dalje në det, kjo nuk e bën më pak tërheqës për turizëm. Meqë periudha e koronës tashmë ka kaluar, besojmë se jeta duhet të vazhdojë normalisht, madje duhet t’i kthehemi planifikimit të vendeve që do të vizitojmë këtë verë.

    Bëni Kosovën destinacionin tuaj të ardhshëm , kjo sepse i flet më së miri shpirtit tuaj aventurier. Nëse do ndiqni gjurmët drejt aventurës dhe kënaqësisë – rruga do t’ju çojë në Kosovë.

    Linjat e Via Ferrata: Peja dhe Zubin Potoku

    Bëhuni gati për pamje që do t’ju lënë pa frymë. Një alpinist me përvojë, ose jo, linjat Via Ferrata – një në pjesën perëndimore të vendit, tjetra në veri, janë të arritshme për të gjithë.

    Për shkak të pozicionit gjeografik të vendit dhe kushteve klimatike, të dy linjat Via Ferrata mund të përdoren në pjesën më të madhe të vitit. Ka grup udhëzuesish profesional të trajnuar mirë, të sigurt dhe miqësorë për t’ju asistuar.

    Turne me biçikletë në Pejë, Prishtinë, Junik dhe Graçanica

    Një mënyrë eko-miqësore për të përjetuar Kosovën. Merrni me qira një biçikletë për t’u endur vetë ose të bashkoheni në një turne të udhëzuar në vendet historike. Disa janë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ndërsa udhëtoni përreth, mund të ecni mes së kaluarës dhe të tashmës, një udhëtim në historinë e Kosovës. Nëse jeni i guximshëm, ia vlen të bëni çiklizëm nëpër malet e Sharrit.

    Hiking, Camping dhe Yoga

    Imagjinoni këtë: Një ditë e re me mjete alpine për shpinës. Duke ecur zbuloni formacione të mrekullueshme të natyrës vetëm disa kilometra larg nga nxitimi urban. Të nesërmen në mëngjes, gjeni ekuilibrin tuaj të brendshëm duke bërë yoga në disa nga pikat më të bukura të Kosovës. Gjithcka është në dorën tuaj.

    Kayaking në Liqenin e Badovcit

    E kuqe, portokalli, jeshile ose e verdhë. Zgjidhni ngjyrën e kajakut për të lundruar në ujërat blu të Liqenit të Badovcit. Të rrethuar me pyje të harlisura, rreth 16 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës. Ju presin aventura dhe gatime fantastike.

    Zip-Line në Pej

    Njerëzit kanë lindur për të fluturuar, dhe linjat zip janë atje për t’i ndihmuar. Kaloni Kanionin e Rugovës me ajër përgjatë 640 metrave të vijës zip, një nga dhjetë kryesorët në botë. Së pari, ju duhet të ecni përgjatë një shtegu malor freskues për të arritur në vendin e ngritjes. Po pyesni për shpejtësinë e fluturimit? Mund ta mposhtni erën? Kjo varet nga ju për të zbuluar.

    “Bukuroshja e Fjetur” në Radavc

    Vetëm 11 km larg qytetit të Pejës në Kosovën Perëndimore shtrihet një tunel i ngushtë që është hyrja e shpellës “Bukuroshja e Fjetur” në Radavc. Formacionet e saj shkëmbore formojnë modele të mrekullueshme shumëngjyrëshe. Më tej, brenda, shikoni pellgje guri të krijuara me kalimin e kohës nga ku pikon uji. Një stalaktit në formën e një dore – gishtat e “Bukuroshes së Fjetur” – tregohen drejt katit të shpellës, mbase tek thesaret e fshehura nga koha.

    Parku i Aventurave në Pejë

    Litar nyje, shkallë litari apo rrjetë për ecje. Filloni të përgatiteni për një përvojë absolute të aventurës dhe natyrës. Parku i Aventurave në Pejë, i vendosur në majë të kodrës, pothuajse 900 metra mbi nivelin e detit, ofron një seri platformash të ngritura sipas nivelit të vështirësisë. Jo vetëm argëtuese dhe e sigurt, por edhe pamje e mrekullueshme. Testoni kufijtë tuaj me ritëm galopant!

    Skijim natën në shpatet e Boges

    Doni romancë, aventurë apo të dyja? Provoni aftësitë tuaja në ski – por me një kusht. Dritat speciale ndriçojnë gjurmët në Boge duke i bërë ato të përshtatshme për ski gjatë natës. Përveç tonifikimit të muskujve dhe përmirësimit të qarkullimit të gjakut tuaj, ky argëtim gjatë natës do jetë i paharrueshëm – dhe shumë romantik.

    Shtegu Via Dinarica

    Via Dinarica është një shteg natyror i mahnitshëm që përshkon zemrën e Ballkanit Perëndimor, duke filluar në Slloveni (Alpet Dinarike) deri në Maqedoni (Vargmalit Sharri). Kosova është gjithashtu pjesë e kësaj përvoje të vrullshme. Duhet të jetë patjetër pjesë në destinacionin tuaj të ardhshëm turistik.

    Segmenti Kosovar i Via Dinarica shkon nga fshati Reka e Allagës në Luginën e Rugovës, përmes Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, deri në Gjeravica, maja më e lartë e Kosovës dhe më në fund deri tek Malet e Sharrit. Kur të mendoni për destinacionin tuaj të ardhshëm, mos harroni të përfshini në listë Kosovën.

  • Pushimet Verore

    Pushimet Verore jane këtu! Shkollat ​​janë mbyllur tashme dhe koha është e shkëlqyer për tu argëtuar. Pishinat janë hapur si dhe sezoni i plazhit më në fund ka nisur. Shumë njerëz e duan verën, por për fat të keq përfundojnë duke bërë të njëjtat gjëra. Pse të mos e bëni këtë verë pak më ndryshe?

    Këtu ju kemi sjellë disa ide për të zgjedhur se cfarë mund të bëni ndryshe këtë stinë të bukur. Para se vera të përfundojë.

    Shkoni për një piknik

    Duket pak si e dalë mode, por një piknik mund të jetë ende shumë argëtues. Vendosni pak ushqim në një shportë ose pije freskuese, shkoni të gjeni një vend me gjelbërim, uluni dhe hani një vakt.

    Merrni miqtë ose familjen tuaj dhe kaloni një përvojë që do të mbani mend. Vetëm sigurohuni që të shmangni milingonat dhe insektet!

    Shkëputuni nga interneti

    Të gjithë janë në internet këto ditë. Disa njerëz do ta mbajnë fytyrën drejt telefonave të tyre edhe kur janë jashtë. Ndaj këtë verë, sigurohuni që ta keni mbyllur telefonin, të largoheni nga kompjuteri dhe të përjetoni jetën pa internet.

    Sigurohuni që të ndaleni dhe të shihni miqtë tuaj.

    Ka shumë gjëra që mund të bëni, njerëzit janë argëtuar edhe para se interneti të bëhej një forcë dominuese në jetën tonë. Truri juaj do t’ju falënderojë.

    Provoni diçka që nuk e keni provuar kurrë më parë

    Kur ishim fëmijë, vera ishte koha e eksplorimit. Ne përfitonim nga koha e lirë për të provuar shumë gjëra të reja dhe për të filluar të përpilonim përvoja që përfundimisht do të bëheshin kujtime të çmuara.

    Pse duhet të ndaleni tani që jeni rritur? Kanë mbetur shumë gjëra për të provuar dhe keni tre muaj të tërë për t’i bërë ato! Shkoni me parashutë ose bëni ski në ujë. Bëni një udhëtim rrugor në një vend që nuk keni qenë kurrë më parë.

    Mundësitë janë të pafundme dhe ato do të jenë kujtimet tuaja të çmuara për vite me radhë.

    Shkoni me pushime

    Kjo dihet, megjithatë nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme të përmendet. Rutina e jetës së përditshme mund të jetë stresuese. Të shkoni me pushimet verore do t’ju ndihmojë të largoheni nga të gjitha streset e jetës suaj të përditshme.

    Karikohuni duke pushuar mjaftueshëm dhe jepini vetes një ndryshim mendor dhe emocional. Nuk dëmton edhe nëse argëtoheni gjatë pushimeve tuaja.

    Bëni disa punë shtëpie

    Oborri juaj ndoshta mund të ketë nevojë për disa drita. Lulet ndoshta u duhen ndërruar vazot apo edhe bari do prerë. Nëse nuk keni oborr, pastroni bufenë, ajrosni dollapin tuaj dhe pastroni shtëpinë me themel.

    As që e vëm në dyshim se ekziston një listë e gjatë punësh të cilat nuk kanë fund. Shtëpia ka gjithnjë dicka për të bërë. Bëjeni!

    Shkoni të shihni disa fishekzjarre

    Një shfaqje e mirë fishekzjarresh mund të jetë e bukur dhe të lë pa frymë. Informohuni në qytetin tuaj nëse ka ndonjë organizim të tillë. Ose aty ku jeni me pushimet verore, interesohuni nëse ka ndonjë koncert apo shfaqje.

    Nëse jo, bëhuni një grup miqsh dhe organizoni shfaqjen tuaj personale me fishekzjarre. Kjo është një përvojë që nuk duhet humbur dhe të duhet ta bëni patjetër këët verë.

    Shkoni për shëtitje ose kamping

    Të shijosh natyrën është gjithmonë një sugjerim i mirë. Merrni çadrën tuaj të vjetër të kampingut, çantën e shpinës dhe merrni malin. Gjumi në natyrë mund të jetë një përvojë çliruese dhe freskuese.

    Do të jeni larg civilizimit, larg Internetit dhe do të lidheni me natyrën. Jua sugjerojmë përzemërsisht këtë eksperiencë të paharrueshme.

  • Autor Romantik Shqiptar që Duhen Lexuar Patjetër

    Autor Romantik, zhanri Romancë nuk është një zhaner letrat tepër i zhvilluar në Shqipëri apo Kosovë. Megjithatë, kemi shkrimtarë që kanë shkruar vërtet libra të bukur e mbresëlënës.

    Ndoshta ky zhaner nuk është për këdo (për ju e kam fjalën djema), megjithatë kjo s’do të thotë që nuk duhet t’i japim një mundësi. Në këtë artikull do t’ju përmendim disa autorë që vlejnë të lexohen e ndoshta t’ju sugjerojmë një titull nga botimet e tyre.

    Brunilda Zllami – Zhanri Romancë

    Brunilda Zllami shkrimtare shqiptare. Ka lindur në qytetin e Bajram Curri (Tropojë) dhe është diplomuar për mjekësi. Romanet e saj, që në fillimet e botimit të parë të saj të vitit 1996, kanë mbërtheyr lexuesin shqiptar.

    Fabula, tematika, stili i veçantë, mënyra e trajtimit të problematikes, intriga, sinqeriteti dhe origjinaliteti i zgjidhjes së konflikteve në romanet e veta e vecojnë atë nga shkrimtarët e tjerë.

    Një nga librat e saj që do t’ju sugjeroja të lexonit është “Dua” – botuar në vitin 2002 nga Botimet Toena. Jo, nuk zgjodha këtë libër pikërisht sepse ka titullin “Dua.” Ok, e zgjodha edhe pak me qëllim, megjithatë ia vlen ta lexoni.

    Albatros Rexhaj

    Albatros Rexhaj është autor shqiptar, i lindur në Prizren që aktualisht pothuajse njëkohshëm jeton dhe vepron në dy qytete, në Tiranë dhe në Prishtinë. Është shkolluar për shkrimtar të dramës teatrore dhe skenarit të filmit, ndërkaq suksesin dhe famën i ka arritur në zhanrin e prozës letrare por edhe në romancë.

    Libri që do t’ju sugjeroja është “Zonja Z” – botuar nga shtëpia botuese “Pegi”, në vitin 2015. Dy heronjtë e librit flasin edhe për lodhjen që ndiejnë kur luftojnë për ta ndryshuar botën e tyre. Hasen me heshtjen gjykuese dhe moralizuese, që i përjashton dhe i bën të ndihen të vetmuar.

    Flutura Açka

    Flutura Açka lindi në qytetin e Elbasanit, më 1966. Është poeteshë, shkrimtare dhe botuese shqiptare. Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit.

    Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Megjithatë, edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj “Vetmi gruaje” jo vetëm që është një romancë e goditur, por edhe është përkthyer në gjuhë të huaja.

    Gjergji Mihallari

    Ka lindur në qytetin e Korçës. Pas mbarimit të studimeve në Fakultetin Ekonomik te UT në vitin 1987, rikthehet me punë në qytetin e Korcës, ku vazhdon edhe sot të jetojë. Libri që do t’ju sugjeroja të lexonit shkruar nga Gjergji është “Djaloshi që vinte nga përtej detit” –  Botuar nga Ombra GVG në vitin 2019.
    Libri bën fjalë për Andrean. Andreas i ishte komunikuar për të përgatitur dhe derdhur në bronz një nga veprat e tij, fituese e konkursit kombëtar. Kjo ishte hera e dytë kur do të udhëtonte përsëri për në vendin fqinj, përtej detit. Në këtë udhëtim do ta shoqëronte edhe Elena. Këtu nis rrëfimi i ngjarjes midis tyre dhe ndjenjave të përzjera midis detyrës dhe personales.

  • Interviste pune – 5 pyetjet që duhet t’ia bëni punëdhënësit

    Interviste pune, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se për tu përgatitur ate duhet përkushtim, mund dhe mbi të gjitha nuk duhet të kesh frikë nga asnjë pyetje që të drejtohet.

    Tek shumë artikuj kemi folur se si ne duhet tu përgjigjemi pyetjeve të caktuara që na drejtohen. Po kur vjen momenti që duhet t’u drejtojmë ne pyetje atyre, cfarë duhet të themi? Për këtë arsye sot do t’ju sjell disa alternativa pyetjesh që mund të drejtoni ju kundrejt intervistuesëve në fund të një intervistë pune.

    Kur të vijë momenti që do t’ju pyesin: A keni ndonjë pyetje për ne – Ja cilat janë 5 pyetjet që duhet t’ua bëni:

    A mund të më tregosh pak a shumë një ditë të zakonshme për rolin e punës që po intervistohem?

    Kjo pyetje, në varësi të përgjigjes së intervistuesëve do të ndihmojë të kuptosh më mirë se çfarë përgjegjësish të presin. Jo vetëm kjo, por do të tregojë edhe mënyrën se si ata presin prej teje organizimin e objektivave dhe realizimin e tyre. Ndaj është një pyetje e domosdoshme në një intervistë pune.

    Cila është kultura e ndërmarrjes?

    Pyetje të tilla i vënë shpësh në vështirësi intervistuesit, mirëpo tregojnë mendjemprehtësinë tuaj. Kultura e një ndërmarrjeje është një domosdoshmëri për tu ditur para kohe. Nga ana tjetër ti ke nevojë të dish edhe se si kontriubon një ekip dhe a i dihet vlera e punës që ky ekip kryen.

    Çfarë quhet arritje e sukses në këtë pozicion pune që po intervistohem dhe si matet?

    Kjo pyetje është e rëndësishme për karrierën tënde. Në momentin që ti futesh në një kompani, synimi yt sigurisht është që të rritesh me kompaninë.

    Nëse kompania nuk ka një plan të saktë matjeje për vlerat e një punëtori, atëhere kini kujdes sepse nuk ia vlen të punosh aty. Kjo sepse nëse një kompani nuk e ka të qartë mënyrën e matjes së arritjeve të një punëtori do të thotë se ju nuk do të vlerësoheni kurrë mjaftueshëm për punën tuaj.

    Pse iu bashkove kësaj kompanie dhe cila është arsyeja që punon ende këtu?

    Me këtë pyetje do të kuptosh më mirë se si është marëdhënia punëdhënës e punëmarrës. Nëse nje punëtor flet me entuziazëm e kënaqësi për vendin e punës ku është kjo do të thotë se edhe ti do ndihesh në të njëjtën mënyrë.

    Jo gjithmonë, por ka një shans të mirë që po. Në varësi të përgjigjes që do të marrësh do kuptosh më tepër rreth mardhënieve të brëndshme profesionale.

    Ku e shihni kompaninë në 5 vitet e ardhshme?

    Kësaj i them unë pyetja 1 milon dollarëshe. Zakonisht kur na drejtohet kjo pyetje neve, stepemi, pasi planet nuk na dalin përherë. Megjithatë, nëse një intervistues stepet tek kjo pyetje e nuk di si të të përgjigjet do të thotë që kjo kompani nuk është e qëndrueshme.

    Një kompani e tillë jo vetëm që do të sjellë pasiguri në jetën tënde, por as nuk do të garantoj rritje profesionale. Ndoshta me shumë mundësi as siguri për vendin e punës për të cilin ti po intervistohesh.

    Kini parasysh se ndonjëherë pyetjet që bëni janë po aq të rëndësishme sa përgjigjet që jepni. Mos lejoni që të testohet vetëm përgatitja juaj si punëtor i ardhshëm në atë kompani, por edhe përgatitja dhe pritshmëria që këni ju ndaj asaj komanie. Suksese!

    Si të bëhemi gati për një intervistë pune?

    Kur na caktohet një intervistë pune shumë gjera na sillen në kokë. E rëndësishme është të jemi të qetë dhe të shfrytëzojmë kohën qe kemi në dispozicion për tu përgatitur.  Duhet të paraqitemi sa më mirë të jetë e mundur. Nëse jeni ftuar në atë intervistë punë do të thotë se keni aplikuar dhe e doni atë pozitë. Për këtë arsye shiheni intervistën si hap pozitiv dhe mos u frikësoni nga ajo. Me disa teknika të lehta ju do të ja dilni shumë mirë!

    Mos shkoni asnjëherë pa u përgatitur

    Sado e thjeshtë të jetë puna për të cilën keni aplikuar në një intervistë pune mos shkoni asnjëherë pa u përgatitur. Është koha të lexoni edhe njëherë specifikat e vendit të punës për të cilin keni apikuar.

    Gjithashtu duhet të kërkoni në internet informata mbi kompaninë për të cilën aplikoni. Kështu do të jeni të përgatitur se çfarë ju pret. Do ta keni më të lehtë të përgjigjeni në pyetjet që janë parashtruar për ju.

    Përpiloni në mendje një prezantim për vetën

    Pa marrë parasysh cila është pozita për të cilën keni aplikuar apo cilës fushë i takoni, juve do të ju duhet të flisni për vetën. Përmës këtij prezantimi disa minutësh që bëhet në fillim shumica e punëmarrësve e marrin vendimin e tyre.

    Prandaj përgatituni se çfarë do të thoni. Mos flisni tëpër shkurtë por përpiquni të jepni informata të rëndësishme. Një intervistë pune nuk është vendi ku duhet të jeni modest. Prandaj flisni hapur për shkathtësit dhe përvojat tuaja. Pyesni intervistuesin nëse ka ndonjë paqartësi.

    Mos harroni pyetjet më të shpeshta të intervistave

     Pyetja e parë dhe më e rëndësishmja që një punëdhënës zakonisht e bën gjatë intervistës për punë është:  “Më trego për vetën tënde”.  Duhet ta dini që përgjigjja juaj në këtë pyetje përcakton pjesën tjetër të intervistës.

    Pastaj patjetër se do të keni edhe pyetje të tjera si: “Pse keni aplikuar për këtë vend pune?”, “Çfarë mund të bëni ju për neve?” , Çfarë dini për këtë kompani?. Intervistuesi mund të pyes edhe “Çfarë ju dallon juve nga të gjithë kandidatët e tjerë që kanë aplikuar për këtë punë?” apo “Cilat janë pikat e juaja të forta dhe të dobëta?”.

    Një pyetje tjetër që bëhet shpesh është edhe “Ku e shihni vetën pas pesë vitesh? Para se të shkoni në intervistë kujdesuni të gjëni përgjigje për këto pytje. Pastaj gjërat e tjera do të rrjedhin më  lehtë dhe më spontanisht.

    Mos u vononi dhe kujdesuni për pamjen tuaj

    Në fund, por jo me më pak rëndësi janë edhe këto dy gjëra. Fakti se në një intervistë pune nuk duhet të vonoheni kursesi dhe dukja juaj. Së pari le të flasim për vonesën. Kjo nuk duhet të ndodh kursesi. Gjithmonë nisuni më herët për një intervistë pune.

    Sidomos nëse nuk e dini lokacionin e saktë. është gjithmonë më mirë të mbërrini pak më herët e të rahatoheni se sa të vonoheni. Nëse vonoheni do të lini përshtypje të keqe. Mirëpo edhe nëse nuk visheni siç duhet do të lini përshtypje të gabuar.

    Prandaj kujdesuni të dukeni të pastër dhe te visheni komform normave të vendit të punës.

    Intervistë pune – Ja si duhet të silleni që të shkëlqeni

    Vij nga një eksperiencë e gjatë në tregun e punës, gati 10 vjet për të qënë e saktë. Prandaj, mund t’ju tregoj shumë për një intervistë pune. Më kujtohet se intervista ime e parë. Ishte tepër spontane dhe si ta them, nuk ia kisha fare haberin.

    Me kalimin e kohës, pas shumë intervistave të ndryshme, mësova se sa rëndësi thelbësore ka mënyra si prezantohesh në intervistën e parë. Disa kanë qënë intervista të drejtëpërdrejta dhe disa nëpërmjet telefonit ose skyp-it.

    Ndaj, nëse doni të shkëlqeni në një intervistë pune më dëgjoni!

    Ndiqni këto hapa

    1- Vishuni në mënyrë profesionale si për një interviste të drejtpërdrejtë ashtu edhe në një intevistë në video, skype etc. Pse? Sepse përcillni autoritet. Autoriteti do t’ju japë ndihmesën e duhur që të mos jeni nervoz në intervistën e parë.

    2 – Bëjini intervistat telefonike ose video telefonike në dhoma të qeta. Vendosni ‘mute’ të gjitha aplikacioneve dhe hiqini zilen celularit tuaj. Mbani një kopje të CV-së, stilolaps, letër dhe një gotë me ujë ose shishe me ujë me vete.

    3- Për intervistat e bëra nëpërmjet telefonit: Qëndroni drejt që zëri të dëgjohet. Vendos kufjet dhe bëj prova para se të arrij orari i intervistës. Mbani mënd se buzëqeshja mund “të dëgjohet.” Për intervistat me videokamer folini kamerës jo ekranit të lap topit, kështu do krijoni përshtypjen se po e shihni në sy personin me të cilin do flisni.

    4 – Kërkoni për websit-in e kompanisë, financat, prestigjin, 6 muajt e fundit të punës së tyre mediatike. Pra sa prezent është kjo kompani në rrjetet e saj sociale dhe ato të komunikimit.

    Përgatitu për këto pyetje të cilat do të të bëhen me patjetër në çdo intervistë pune

    Po ju tregoj disa pyetje që bëhen në secilën intervistë. “Më tregoni pak për veten tuaj?”. “Përse doni ta lini pozicionin e punës që keni?” Ose “Përse e latë punën e fundit që kishit?”,“Përse doni të punoni në këtë kompani?”, “Ç’pritmëri keni për rrogën?”, “Si e kuptoni rolin e punës që po të ofrojmë?”. Përgatitu edhe për pyetjet në lidhje me sjelljen tënde.

    Për shembull: “Si jeni sjellë në një rast kritik në punë?”. Përshkruan sa më saktë këto katër elemente: Përmbajtjen e situatës, veprimin tuaj, rezultatet e zgjidhjes së problemit, si dhe mësimi që nxorët nga ajo situatë.

    Përgatisni katër pyetje që dëshironi t’ia bëni intervistuesit në lidhje me dyshimet apo kërkesat tuaja.

    Mbani gjithnjë kontakt të drejtpërdrejt, sy më sy, dhe mos harroni të buzëqeshni. Jepni përgjigje të sakta dhe të prera, mos u hallakatni.

    Dërgoni një e-mail falenderimi 6-8 orë pas çdo lloj interviste që bëni.Si përfundim, ju uroj fat dhe Mbani mend se një intervistë është e një bisedë e dyanshme.

  • Familje – Pesë këshilla

    Familje, si të gjithë njerëzit, edhe familjet janë unike në mënyrën e vet. Mirëpo të gjithve na bashkon një gjë: Dëshira për të pasur një jetë e një familje të shëndoshë dhe të lumtur.

    Mirëpo si arrihet kjo gjë? Çfarë duhet të bëjmë që të kemi një familje të lumtur dhe të shëndoshë? Përgjigja e shkurtë është: Duhet të bëjmë plotë gjëra të vogla. Kurse përgjigjen e gjatë po përpiqemi ta japim më poshtë.

    Krijoni rregulla për të cilat të gjithë jeni dakord

    Që gjërat në një familje të funksionojnë mirë ju duhet të keni rregulla. Kjo është e vetmja mënyrë që siguron mbarvajtje të jetës familjare. Mirëpo për këto rregulla duhet të bini dakord të gjithë anëtarët e familjes. Kur po flasim për rregulla po mendojmë prej nga më të thjeshtave. Në një familje të shëndoshë ka ndarje të përgjëgjësive. Ka orarë pastrimi, furnizimi, mirëmbatjeje, etj. Në një familje të tillë të gjithë japin kontributin e tyre dhe kjo siguron harmoni familjare.

    Bëhuni prindër ‘cool’

    Kur keni qenë të vegjël saherë keni menduar se kur të rriteni ju do të bëhëni prindërit më të mirë në botë? Epo atëherë është koha të bëheni të tillë. Me fjalë të tjera, bëhuni prindër cool. Komunikoni me fëmijët tuaj. Jepjuni atyre lirinë e nevojshme në jëtë. Mirëpo edhe përgatitni ata për jetën që i pret. Ju ndërtoni një familje të shëndosh vetëm kur rrisni fëmijë që janë në gjendje t’ja dalin vetë në jetë.

    Kaloni kohë së bashku, në shtëpi

    Familjet e lumtura kalojnë kohë së bashku. Ato e shijojnë jetën familjare. Rutinën e darkës kur të gjithë mblidhen rreth tavolinës. Apo mbrëmjet e kaluara bashkë duke parë televizor e duke biseduar. Prandaj mos e lini vetën t’ju marr malli për shtëpinë tuaj por kaloni sa më shumë kohë së bashku në ambientin që është foleja e juaj. Aty ku jeni plotësisht vetja dhe të qetë. Aty ku mund të shijoni qetësinë dhe harmoninë familjare.

    Ndonjëherë tregohuni të hapur edhe për aventura

    Pa marrë parasysh cila është mosha juaj, apo sa të lodhur e të ngarkuar jeni më punë, ju si familje duhet të gjeni kohë për argëtim. Duhet të përpiqeni që të kaloni kohë së bashku edhe jashtë shtëpisë. Qofshin pushime të gjata apo qofshin edhe vikende të kaluara në natyrë. Provoni t’i bëni së bashku notin, peshkimin, ose lundrimin. Apo edhe shëtitjet me biçikleta, plazhin ose kampingun. Aktivitete të tilla do t’ju argëtojnë dhe t’ju shlirojnë mendjen.

    Krijoni tradita familjare

    Traditat janë një nga gjërat më të bukura që i lidhin njerëzit mes vete. Prandaj një familje e lumtur dhe një familje e shëndoshë kanë tradita. Përveç festave fetare që ndoshta i festoni, krijoni tradita tuaja personale. Mënyra unike se si i festoni ditëlindjet. Apo ndonjë traditë speciale për mëngjeset e së dieleve. Për shembull, mbillni nga një pemë për secilin fëmijë. Si prindër shkruani fëmijëve letra çdo fundvit, etj. Krijoni ndonjë traditë që lidhet, ta zëmë, me përfundimin e verës dhe rikthimin e angazhimeve, etj. Këto gjëra të vogla dhe unike do të kenë rëndësi të madhe për ju pas një kohë.

    Katër gjëra që duhet t’i bëni para se të krijoni familje

    Nëse jeni në një lidhje të gjatë dhe serioze është çështje kohe se kur ju edhe partneri do të filloni të flisni se kur të krijoni familje së bashku. Realisht ky është një diskutim emocionues për tu pasur pa marrë parasysh kur ndodh.

    Mirëpo para se të kaloni në këtë fazë të jetës janë disa gjëra që duhet t’i mendoni! Ka shumë rëndësi të dini se çfarë doni dhe të jeni gati për këtë proces.  Mirëpo a ndihet njeriu ndonjëherë 100% gati për një hap të tillë? Cilat janë hapat që i paraprijnë krijimit të një familjeje? Ne medojmë se më e rëndësishmja është të jeni në një mendim me partnerin tuaj.
    Për të arritur në një pikë të tillë, ne kemi disa këshilla për ju.

    Analizoni rrugëtimin personal

    Mendoni se ku jeni në jetën tuaj. A keni bërë gjithçka që keni dashur? A keni përjetuar udhëtimin dhe  vetë-zbulimin që vjen me udhëtimin? A do të dëshironit të studioni më tej? Dhe, nëse po, a do të ishit në gjendje ta bënit atë me përgjegjësinë e shtuar të një familjeje? A jeni të kënaqur me karrierën tuaj?  Kurrë nuk do të vijë një kohë e përsosur për të krijuar një familje sepse askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Mirëpo nëse mendoni se keni një kontroll mbi jetën tuaj atëherë ndoshta është koha për të ja filluar të krijoni familje!

    Analizoni marrëdhënien me partnerin

    Pasi të keni analizuar rrugëtimin tuaj në jetë mund të drejtoheni kah partneri. Analizoni lidhjen tuaj. A keni bërë gjithçka që keni dashur si çift? A jeni të dy në të njëjtin mendim kur bëhet fjalë për fëmijët? Sapo një foshnje të futet në mes dinamika e marrëdhënies tuaj do të ndryshojë. A jeni gati për këtë? Bëni hulumtimin tuaj dhe sigurohuni që të dy të kuptoni se si do të ndryshojë jeta. Kuptoni nëse kjo është diçka që dëshironi të kaloni tani ose nëse preferoni që faza e muajit të mjaltit të zgjasë pak më gjatë. Gjë që është gjithashtu në rregull.

    Analizoni situatën financiare para se të krijoni familje

    Duhet të analizoni realisht situatën tuaj financiare. Të shihni nëse mund të përballoni të keni një fëmijë tani. Ata nuk janë një pagesë e njëhershme. Brenda disa viteve, ata do të duhet të shkojnë në shkollë dhe universitet. Do të kalojë një kohë e gjatë para se të fillojnë një punë dhe të fillojnë të kujdesen për veten e tyre. Ju duhet të shikoni seriozisht në opsionet e sigurimit të jetës tani më shumë se kurrë. Analizoni buxhetin dhe llogaritni shpenzimet tuaja.

    Bisedoni për rregullat e prindërimit

    Prindërimi është i paparashikueshëm. Shumë gjëra mund të ndryshojnë edhe në bindjet e tuaja lidhur me rritjen e fëmijës pasiqë ai të vije në jetë. Mirëpo ju mund të diskutoni me partnerin/en tuaj disa pika të trasha. Çfarë nuk do të toleronit? Çfarë stili prindërimi preferoni? P.sh diskutoni sa muaj pas lindjes ju si prindër preferoni të ktheheni në punë, apo çfarë sistemesh edukimi preferoni. Disa marrveshje paraprake do t’ju ndihmojnë kur të vije koha.

    Përgjegjësitë dhe përkrahja që ju duhet kur krijoni familje

    Nëse ju nuk jeni 100% të sigurtë se cilat janë përgjegjësitë tuaja prindërore, ne po përmendim disa prej tyre. Para se të krijoni familje duhet të siguroni një ambient të sigurt. T’i plotësoni fëmijës shumë nevoja që janë bazike. T’i ofroni atyre dashuri dhe kujdes të pakursyer. Të kultivoni vlera morale. Të jeni versioni më i mirë i vetës sepse ju jeni shembulli që ata do ta njekin. Mirëpo të gjithë prindërit kanë nevojë për një sistem të fortë të mbështetjës.

    Prandaj…

    Para se të krijoni një familje, ndërtoni sistemin tuaj të mbështetjes sa më shpejt që të jetë e mundur. Miq, prindër, forume diskutimesh. Kudo që të gjeni një lidhje në botën e prindërve me njerëz që mund t’ju japin këshilla dhe ju sigurojnë se nuk po shkatërroni jetën e fëmijës suaj. Prindërmi është aventurë. Sistemi juaj mbështetës dhe librat e prindërve janë një udhëzues i shkëlqyeshëm, por asnjë nga ato këshilla nuk do të jetë më i sakti për familjen tuaj. Sepse është familja juaj, e cila është e re, është unike. Mirëpo jemi të sigurtë se do t’ja dilni për mrekulli.

    Nga një çift në familje – A na ndryshon ardhja e fëmijës?

    E vërteta është se ju hyni në spital si çift dhe dilni prej aty si familje e vogël! E natyrshme që ardhja e fëmijës në jetë ju bën një familje. Mirëpo kjo ardhje ndërron dinamikën e çiftit përgjithmonë.

    Me lindjen e fëmijës nis një etapë e re. Një periudhë e gjatë e karakterizuar nga ndërrime dhe sfida të shumta. Megjithatë ju duhet ta prisni krahëhapur dhe ta  vlerësoni secilin moment! Pa dyshim se do të ja dilni.

    Mos u frikësoni nga ndryshimet

    Ndryshimet në jetën tuaj në fakt nisin qysh prej momentit kur merrni lajmin e mirë për fëmijën!
    Në atë moment ndërrojnë prioritet.
    Ndërron dinamika dhe ndërrojnë planet. Mirëpo mos u frikësoni aspak nga ky ndryshim!
    Mos harroni se ardhja në jetë e një fëmijë ju bën familje!

    A ka diçka më të vlefshme se familja? Në këtë artikull nuk po flasim për vështirësitë që sjellë kujdesi ndaj fëmijës. Ndërrimi i pelenave, ushqimi, pastrimi. Pastaj fjalët dhe hapat e parë. Apo sfidat në kopshtë. Po flasim për mënyrën si ndiheni ju si çift pasi ky ndërrim ndodhë.
    Ka shumë rëndësi që ju të vazhdoni të flisni për mënyrën se si ndiheni për njëri-tjetrin. Të vazhdoni të jeni përkrahës dhe t’i falni partnerit tuaj përkrahjen dhe dashurinë që meriton edhe kur më nuk do të jeni dy por tre ose më shumë!

    Nëse po bëheni baba për herë të parë mos harro këto gjëra

    Njësojë si për nënat edhe për baballarët, prindërimi është ndërrim i madh në jetë. Në mënyrë që të jeni bashkëshortë edhe prind i mirë mos harroni se partnerja juaj po përballet me shumë ndërrime. Ato janë jo vetëm fizike, psiqike dhe hormonale.Mos harroni gjithashtu se roli juaj si baba është shumë i rëndësishëm. Mos e shihni rolin tuaj në prindërim si dytësorë. Përpiquni të jeni prezent në kujdesin dhe rritjen e fëmijës qysh nga fillimi. Përpiquni të jeni partner i mirë për personin tuaj të zemrës. Mos harroni se bashkë me fëmijën do të rriteni edhe ju si çift!

    Nëse je nënë e re, mos harro se nuk je vet

    Për shumë vajza e gra të bërit nënë është një nga misonet më të rëndësishme e jetës.
    Nëse ju po bëheni nënë për herë të parë apo jeni bërë tashmë, mos harroni se nuk jeni vet! Mos hezitoni të pranoni ndihmë për fëmijen tuaj.  Mirpo as mos i lini dyshimet të ju mundin. Ju do të ja dilni dhe do të bëheni nënë shumë e mirë! Në këtë rrugëtim mos e sabotoni partnerin tuaj! Pranoni ndihmë nga ai. Mirëpo pse jo edhe nga të afërmit tjerë.  Mos i mohoni ndienjat tuaja. Pasiguritë e pas lindjes. Ndryshimet hormonale dhe depresionin. Flisni hapur me partnerin tuaj për këto vështirësi. Kuptoni se situata juaj është totalisht normale për fazën në të cilen ndodheni. Me kujdes dhe dashuri do t’i kaloni të gjitha sfidat e prindërimit!

    Mos harroni se para se të bëheshit prindër ishit çift

    Të kesh një fëmijë ndryshon përparësitë e tua dhe të jep më pak spontanitet dhe kontroll mbi jetën tënde. Para foshnjës tuaj, keni pasur më shumë kohë për nevojat e njëri-tjetrit dhe kënaqësi të ndërsjellë. Pasi të bëheni prindër, është e lehtë të humbasësh në rolet e tua të reja si nënë dhe baba. Prandaj është e rëndësishme të mbani mend që së pari keni qenë çift, pastaj jeni bërë familje.

    Në vend që ta shihni fëmijën tuaj si qendrën e botës tuaj, mendoni për ardhjen si një ngjarje që rrit jetën tuaj me bashkëshortin tuaj. Këtu janë disa gjëra për tu mbajtur në mend pasi lehtësoheni në prindëri: Konsiderojeni marrëdhënien tuaj si përparësi. Shumë ekspertë sugjerojnë që ju dhe partneri juaj të kaloni ca kohë së bashku, vetëm aju të dy. Ndonjëherë kjo mund të jetë vetëm një filxhan kafe ose një udhëtim në dyqanin ushqimor së bashku. Bini dakord me partnerin tuaj për t’i dhënë njëri-tjetrit kohë për vetën. Shumica e nënave të reja nidhen më mirë kur kanë pak kohë të lirë. Qoftë vetëm për të bërë një shëtitje, për të lexuar një libër, ose thjesht të ulen në paqe.

    Si të kaloni kohë cilësore me familjen tuaj këto ditë?

    E gjithë bota tashmë ka ndalur vrullin e saj, dhe prioritet është ndalja e përhapjes së virusit famëkeq. Tashmë, të mbyllur në shtëpi do kaloni një kohë cilësore me familjen tuaj. Kohë kjo që më parë ndahej midis miqve dhe punës.

    Miqtë dhe kolegët nuk i dihet për sa kohë nuk do t’i shikoni, ama familjen fatmirësisht do ta keni pranë. Në këto momente me siguri pyesni veten si të kaloni kohë cilësore me ta, tani që do të jeni 24 orë së bashku? Mund të jetë një fillim i vështirë, por na lejoni t’ju japim disa këshilla të vlefshme.

    Programoni ditët tuaja me familjen

    Programet kërkojnë kohë dhe përpjekje për t’u krijuar, por pasi t’i vendosni rregullat, do t’ju ndihmojnë në uljen e stresit.
    Këshilla e parë është krijimi i një orar të plotë ditor ose vetëm një orar të mëngjesit / pasdites kur të keni nevojë për të bërë punë të tjera. Në këtë mënyrë zvogëloni mërzitjen dhe ankthin e këtyre ditëve.

    Kemi disa sugjerime për orarin, që vlejnë të ndahen me ju:

    • Arti dhe/ose muzika
    • Lojëra argëtuese me anëtarët e familjes
    • Aktivitetet mësimore
    • Lexim librash edukativ dhe fantazi
    • Punët e shtëpisë dhe sistemim
    • Koha e ekranit
    • Gatuani së bashku

    Organizoni kohën që shpenzoni në ekran

    Fëmijët tuaj ka të ngjarë të kalojnë më shumë kohë në ekran se zakonisht. Prandaj është në dorën e prindërve ta kufizojnë kohën në ekran. Ja disa sugjerime se si mund ta organizoni kohën që kaloni në ëkran

    • Shikoni shfaqje, filma ose dokumentar edukativ përkundrejt shikimit të shfaqjeve argëtuese
    • Konsumoni rrjete sociale në mënyrë konstruktive

    Lidhja sociale me anëtarët e familjes përmes lojërave

    Aplikacionet dhe teknologjia ofrojnë mënyra për të qëndruar të lidhur me ata që janë jashtë shtëpisë. Por, çdo ditë e javës gjithashtu ofron mundësi për momente domethënëse me familjen tuaj. Prandaj bëjini lojërat pjesë të ditës suaj

    • Lojërat si ‘Mos u nxeh’
    • Mësojuni fëmijëve tuaj një recetë familjare
    • Bëni një festë familjare
    • Luaj një videolojë si familje
    • Kaloni një natë me një film familjar

    Nëse kalojmë pak kohë cilësore me familjen duke krijuar momente domethënëse, lidhja me familjen tonë do të lulëzojë. Le t’i shfrytëzojmë këto ditë për të nxjerr prej tyre momente sa më pozitive. Në momentin kur ritmi i botës ndalet, le të bashkohemi më shumë me njerëzit tanë të dashur.